
Është arrestuar një 34-vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. Ai është gjetur në një banesë në Trastevere, të Italisë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri ku duhet të vuaj dënimin.
Ditët e fundit, për këtë shtetas kishte mbërritur nga Shqipëria dosja për dënimin me 4 vite burg për veprën e falsifikimit të dokumenteve. Pas kësaj, Gjykata e Apelit në Leçe ka dhënë masën e sigurimit në burg, duke deleguar për ekzekutim agjentët e Policisë së Shtetit, - shkruajne mediat italiane.
Kërkimet fillestare nuk dhanë rezultat, por pas një sërë kontrollesh, 34-vjeçari u gjet nga hetuesit e rrethit XI San Paolo në shtëpinë e një të njohuri, në një apartament në Trastevere.
Pas akteve formale, shqiptari shtë dërguar në burgun Regina Coeli në dispozicion të organeve të drejtësisë.