Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia italiane arreston në flagrancë shqiptarin me 93 kilogram drogë në Xhenova

Shkruar nga Newsbomb

Karabinierët në San Martino arrestuan një shqiptar 40 vjeçar, që iu gjetën një sasi prej 93 kilogramë marihuana.

Policia për të bërë të mundur kapjen e shqiptarit ka përdorur metoda speciale dhe ka përfituar nga atmosfera e krijuar në prag të derbit Genova-Sampdoria.

Mësohet se ndalimi i shtetasit shqiptar është bërë para klubeve dhe bareve në zonën e Marasit shumë pranë stadiumit “Luigi Ferraris”.

Pas një hetimi që zgjati tre ditë karabinierët ndërhynë dhe neutralizuan shtetasin shqiptar, identiteti i cilit nuk bëhet i ditur, shkruan ilsecoloxix.it. Në momentin e arrestimit droga ishte e fshehur në kuti, dhe ishte paketuar në qese vakumi.

Vlera në treg e lëndës narkotike të sekuestruar kapte shifrën e 200 mijë eurove. /newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese