Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia “injoron” kapsollat dhe tymueset, ja si i mbrojtën 3 institucione

Shkruar nga Newsbomb

Protesta e opozitës ka nisur sot te godina e Kryeministrisë për t’u zhvendosur më pas te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe përpara Parlamentit.

Në të treja këto institucione të larta shtetërore protestuesit kanë qëlluar në drejtim të uniformave blu me kapsolla, tymuese dhe flakadanë. Një polic raportohet se është plagosur lehtë në këmbë.

Por ajo që bie në sy është “indiferenca” e policisë për t’u kundërpërgjigjur. Mund të thuhet, se deri më tani, kjo është nga të vetmet protesta që policia nuk përdor gaz lotsjellëz.

Politikanët opozitarë janë ankuar vazhdimisht për hedhjen e gazit lotsjellës duke akuzuar policinë se e hedh mes turmës pa kriter.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed