Tirana
moderate rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
6.2kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Policia informacion zyrtar për plagosjen në ish Bllok: Është arrestuar një person, bllokohet “Benzi” me të cilën u arratisën autorët (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në Tiranë në ish Bllok, ku mbeti i plagosur me armë Ilir Shkurti.

Bëhet e dije se është shoqëruar në polici një nga autorët si dhe është bllokuar “Benzi”, me të cilët autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me ngjarjen ka rënë në pranga Kridnes Meçollari.

Njoftimi i policisë:

Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes.

Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Më shumë




spot_img








spot_img