Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia identifikon autorin e atentatit në "Don Bosko": Sapo kishte dalë nga burgu

Shkruar nga Newsbomb
Policia identifikon autorin e atentatit në "Don Bosko": Sapo

Personi që tentoi këtë të enjte të vriste dy vëllezërit Zefi në zonën e "Don Boskos" është identifikuar nga Policia e Tiranës. Mësohet se ky shtetas banon 50 metra nga vendi ku këtë mëngjes ka tentuar të vrasë Rudolf Zefin dhe vëllanë e tij.

News 24 bën me dije se autori kishte vetëm 7 muaj që kishte dalë nga burgu dhe efektivët e Policisë së kryeqytetit kanë nisur prej mëngjesit kur kanë marrë kallëzim për atentatin, një kërkim të gjerë në territor për kapjen e tij.

Po ashtu, po punohet dhe me drejtoritë e tjera vendore, për të lokalizuar vendndodhjen e tij dhe më pas arrestimin.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, pasi vetë 42 vjeçari Rudolf Zefi është shprehur se ka qenë në makinë me të vëllanë dhe po shkonin në punë, kur në drejtim të tyre është shtënë katër herë me pistoletë. Zefi është ballafaquar dhe me pamjet e autorit, por ka këmbëngulur se nuk e njeh dhe nuk ka konflikte me njeri.

I riu që hapi zjarr me armë në "Don Bosko", u largua i qetë nga zona pas atentatit të dështuar teksa në dorë mbante armën dhe komunikonte në celular.

"Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën "Don Bosko",  rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar", njoftoi Policia e Tiranws.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese