
Dedë Bici, një 59 vjeçar nga Lezha, është identifikuar nga Policia e Shkodrës si autor i të shtënave me armë mëngjesin e kësaj të hëne. Bici, ka qëlluar katër herë me pistoletë në drejtim të të njohurit të tij, Aleksandër Curri duke e lënë të plagosur në rrugë.
Fatmirësisht, 40 vjeçari i plagosur nga një lypëse që ishte në zonë dhe mënjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe ekipi i emergjencës.
Aleksandër Curri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor i Shkodrës ka kryer veprime të shpejta hetimore dhe me ndihmën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore ka identifikuar e shpallur në kërkim autorin, Dedë Bici.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Dedë Bici e ka plagosur shtetasin Aleksandër Curri, për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dedë Bici.
Shkodër/Informacion shtesë
"Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për plagosjen e shtetasit Aleksandër Curri, 40 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, informojmë se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit Dedë Bici, 59 vjeç, banues në Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Dedë Bici e ka plagosur shtetasin Aleksandër Curri, për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dedë Bici."