Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia i zbarkon në shtëpi, ARRESTOHET biznesmeni i njohur, ish-zv.presidenti i Vllaznisë, Isuf Isufi (ARSYEJA)

Shkruar nga Newsbomb
Policia i zbarkon në shtëpi, ARRESTOHET biznesmeni i njohur,

Mbrëmjen e sotme është arrestuar në Shkodër nga policia lokale, biznesmeni i njohur në qytet, Isuf Isufi. Më herët në 2019 ai ka qenë dhe zv-president i klubit të Futbollit Vllaznia, kur ky klub drejtohej nga një kompani italiane.

Burime për mediat bëjnë me dije se Isuf Isufi lëvizte me armë në qytet, ndërsa sot pas një kontrolli të befasishëm në banesë, i është gjetur një armë pa leje, tip pistoletë.

Ai është arrestuar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë. Ende nuk dihen më shumë detaje, as dhe arsyeja se pse biznesmeni i njohur Isufi mbante armë pa leje në shtëpi apo dhe kur qarkullonte në qytet.

Isufi është vëllai i Hasan Isufit, i cili vjet në 2020 plagosi me dy plumba shtetasin Gëzim Bici dhe më pas armën e hodhi në lumin Buna. Shkak u bë negociatat e prishura për blerjen e një prone në Shkodër.

Hasan Isufi është pronar i kompanisë së peshkut “Isufi Shqype” dhe ka në përdorim ishullin në lumin Buna në Shkodër. Ky i fundit i lindur në Fier, por banues prej shumë vite në qytetin e Shkodrës, hapi zjarr me pistoletë duke e qëlluar me dy plumba në trup, Gëzim Bicin. Bici arriti ta njohë Isufin dhe sapo shkoi policia në vendngjarje iu tregoi se ishte qëlluar nga tregtari i peshkut Hasan Isufi.

LEXO EDHE: Plagosi 50-vjeçarin në Urën e Bunës, zbardhet ngjarja e Shkodrës, autori hodhi armën në lumë (EMRI)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll