Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Policia i vihet në ndjekje makinës në Fushë Prezë, gjatë kontrollit kapet mbi 4 kg drogë (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sasi prej 4.1 kg drogë është kapur nga Policia e Tiranës në vendin e quajtur “Kthesa e Fushë-Prezës”. Shoferi është arrestuar nga uniformat blu në kushtet e flagrancës dhe materialet i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtjeshme.

“Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet dhe posedonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë  kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur “Kthesa e Fushë-Prezës” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. S.

Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, sëbashku me automjetin dhe dy aparat celular.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Kamzë, dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

246273997 606643570489987 6164859962433714441 n
Droga e kapur nga Policia e Tiranes

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img