Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia i shkoi në banesë pas telefonatës për dhunë në familje, 51-vjeçarit në Durrës i gjenden armë dhe lëndë plasëse

Shkruar nga Newsbomb

Policia ka arrestuar një 51-vjeçar në Durrës pasi i gjetën në banesën e tij 1 armë zjarri pushkë, 3 kallëpe me lëndë plasëse, 3 radio dhënëse-marrëse dhe 1 kapsollë me 2 fije elektrike. 

Policia ka shkuar në banesën e tij, pas një telefonate për dhunë në familje, por pas kontrollit i janë gjetur materiale plasëse.

Në pranga ka rënë 51-vjeçari me iniciale I. T., banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Strukturat e DVP Durrës vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. 

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i sendeve të kundërligjshme në banesë. 

Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe kallëpe me lëndë plasëse, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët e Policimit në Komunitet, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative, se në lagjen nr. 14, Durrës, në një familje kishte konflikt familjar, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin I. T., i cili ishte në gjendje të dehur.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë, 3 kallëpe me lëndë plasëse, 3 radio dhënëse-marrëse dhe 1 kapsollë me 2 fije elektrike. 

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi I. T., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll