Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia i përgjigjet akuzave të Gazment Bardhit: Në seli u pyetën vetëm deputetët, personat e tjerë që ndodheshin në seli u shoqëruan për t'u marrë në pyetje

Shkruar nga Newsbomb
Policia i përgjigjet akuzave të Gazment Bardhit: Në seli u

Policia e Shtetit i është përgjigjur akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit, pasi ky i fundit i akuzoi se po shoqëronin kot anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Në një reagim për mediat, Policia sqaron se brenda selisë janë pyetur vetëm deputetët, ndërkohë që personat e tjerë që ndodheshin brenda në seli në momentin e protestës, janë shoqëruar në Komisariat për t'u marrë në pyetje.

Policia e Shtetit informon opinionin publik

Me keqardhje dëgjuam deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi, në lidhje me punën hetimore të Policisë që po kryhet për dokumentimin e shkatërrimit të pronës dhe akteve të dhunës të ndodhura gjatë protestës së sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Sqarojmë opinionin publik se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike janë pyetur vetëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa personat e tjerë që janë konstatuar brenda selisë janë shoqëruar në ambientet e Policisë se Shtetit, për t’u marrë në pyetje.

Policia e Shtetit do të vijojë me profesionalizëm dhe vendosmëri, veprimet ligjore, për të dokumentuar të gjitha veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së sotme dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit garanton qytetarët se shërbimet e Policisë janë në terren dhe janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.