Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
Pre
28 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Policia i kontrollon shtëpinë 46 vjeçarit në Shijak, gjen një kallashnikov

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 46 vjeçar ka rënë në prangat e Policië në Shijak, pasi nga kontrolli që i ëhstë bërë në shtëpinë e tij, është gjetur një armë zjarri kallashnikov.

Pas gjetjes së armës pa leje në shtëpi, Blutë e Durrësit bënë arrestimin në flagrancë të 46 vjeçarit me inicialet B.N. Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

“Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim, atyre që lëvizin me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, kanë vijuar me kontrolle të shtuara, si në rrugë të qytetit ashtu edhe në disa objekte e banesa të dyshuara, bazuar edhe në informacionet e dërguara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Kodër”, Shijak, në banesën e shtetasit B. N. është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 46 vjeç, banues në Shijak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, njofton Policia.

Më shumë

spot_img
spot_img