Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Policia i kontrollon shtëpinë 25 vjeçarit në Vlorë, gjen disa kilogramë drogë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 25 vjeçar është arrestuar ën flagrancë nga Policia e Vlorës sot, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur 5.4 kg drogë e llojit cannabis sativa. I riu tashmë akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Lëndëve Narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, kanë organizuar punën, duke ushtruar kontroll në banesën e shtetasit T. M., në fshatin Bashaj, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 5.4 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë të shtetasit T. M., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, banues në fshatin Bashaj, Vlorë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img