Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia i kap në befasi me 20 kilogramë drogë, arrestohen 2 të rinjtë nga Tirana, në kërkim 1 tjetër (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Dibrës ka arrestuar 2 të rinj nga Tirana si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër,pasi janë kapur në flagrancë me 20 kilogramë lëndë narkotikë në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin me një automjet lëndë narkotike në aksin rural Zall-Dardhë - Muhurr,  menjëherë kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti.

Si rezultat i ndërhyrjes së befasishme  të policisë në vendin e quajtur “Ura e  Muhurrit”,  është bërë ndalimi i automjetit  ‘Suzuki’, me targa AA 084 FS me drejtues shtetasin Asllan Cani.

Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 thasë me lëndë narkotike me peshë totale 20 kilogramë cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit :

 Asllan Cani, 47 vjeç,  banues në Tiranë. Vepra penale “Prodhim dhe shitje të  lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim , parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal.

Ervin L,  22 vjeç,  banues në Tiranë. Vepra penale “Prodhim dhe shitje të  lëndëve narkotike” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal.

U shpall në kërkim policor shtetasi :

R.C,  29 vjeç, banues në Tiranë. Veprat  penale “Prodhim dhe shitje të  lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga nenet 283, 25 dhe 242 të  Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale u  sekuestruan  edhe dy aparate celular dhe automjeti me të cilnin lëviznin.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme  për veprat  penale të lartëpërmendura.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.