Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia i jep 4 orë kohë opozitës për të protestuar

Shkruar nga Newsbomb

Pak orë na ndajnë nga protesta e opozitës që do të zhvillohet pasditen e sotme para Kryeministrisë. E teksa tek Kryeministria vijon puna për ngritjen e skenës ku do mbahen fjalimet, janë zbardhur dhe detajet e para të këtij tubimi.

Protesta do të nisë në orën 17.30, ku deputetët e opozitës do të nisin marshimin nga selia e Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë.

Bëhet me dije se policia i ka dhënë opozitës leje për protestën për 4 orë. Që do të thotë se qytetarët do mund të protestojnë deri në orën 21.30 dhe më pas të largohen.

Siç u tha dhe ditën e djeshme, ish-kryeministri i Sali Berishës do të mbaj fjalim nëpërmjet lidhjes online.  Ndërsa të pranishëm në protestë do të jenë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, Flamur Noka si dhe deputetë të tjerë.

Protesta e thirrur nga Rithemelimi ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Mësohet se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Momentalisht para Kryeministrisë në vendin ku do mblidhen dhe protestuesit është vendosur një gardh metalik, ndërsa janë rreshtuar edhe efektivët e policisë.

Policia ne gadishmerei Policia ne gadishmerei

Po ashtu në gatishmëri të plotë janë edhe autobotet me ujë, nëse do të ketë eskalim të situatës, autobotet do të përdoren për të shpërndarë turmën.

Autoboti para kryeministrise Autoboti para kryeministrise

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese