Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Policia i gjen drogë në banesë, arrestohet 34-vjeçari nga Berati

spot_img

Lajme të ngjashëm

b3bc614691a87d4d299e40c4c1b9b3a8

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat, pasi i janë gjetur lëndë narkotike në banesën e tij.

Në pranga ka rënë S. M., 34 vjeç, banues në Bilç, Berat.

Sipas policisë, bazuar në informacionet se shtetasi S. M. dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi lekësh dhe dy aparate celular.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bilça”.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në  bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Berat.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bilça”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-S. M., 34 vjeç, banues në Bilç, Berat.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet se shtetasi S. M. dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi lekësh dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img