Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Policia i bën shenjë makinës të ndalojë në autostradë, shoferi devijon rrugën se kishte bagazhin plot me kubikë hashashi, pasagjeri hidhet në ecje (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar. Këta shtetas makinën e tyre e kishin mbushur me kubikë hashashi.

Në pranga ka rënë shtetasi Enkel Domi, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Arsen Kotorri.

Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë të vendosura në autostradë, për konstatimin e shkeljeve rrugore, nisur dhe nga dyshimet e krijuara mbi lëvizjet e dyshimta të një drejtuesi mjeti, i kanë dhënë atij shenjë për të ndaluar.

Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është munduar të devijojë nga rruga, por pas ndjekjes është bllokuar nga Policia Rrugore.   Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në bagazhin e këtij mjeti, kubikë të kultivuar me fara kanabisi.

Gjatë tentativës për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, pasagjeri është hedhur nga automjeti dhe ka mundur të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.

Ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi E. D. është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 29 vjeç.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img