Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia i ‘bastis’ shtëpinë 26 vjeçarit në Cërrik, gjen drogë, fara hashashi dhe municion luftarak

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 26 vjeçar nga Cërriku ka rënë në prangat e Policisë pasi nga kontrolli që i është bërë në shtëpi, i është gjetur drogë, fara hashashi dhe municion luftarak. I arrestuari është shtetasi Xh. S., 26 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Xh. S., 26 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Cërrik, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 774 gramë kanabis e ndarë në doza të vogla, 261 fara bimore kanabis dhe 49 fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img