Policia greke ditën e sotme ka finalizuar me sukses një opercaion gjatë të cilit janë sekuestruar më shumë se 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis.
Mësohet se lënda narkotike ishte duke u transportuar me skaf, i cili është pikasur një patrullë e policisë bregdetare greke, në bashkëpunim me shërbimin e ndjekjes kundër drogës.
Sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë në afërsi të ishullit Kithira, në jug të gadishullit të Peloponezit. Sipas mediave greke, nuk është dhënë ende asnjë njoftim mbi identitetin e skafit dhe as përbërjen e ekipazhit.