Këngëtari Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold AG, njofton të gjithë shqiptarët që e prisnin për koncert në Athinë se gjithçka është anuluar. Ai bën me dije se sapo ka mbërrit në aeroport, është ndaluar dhe është mbajtur nga policia deri mëngjesin e sotëm.
Për shkak të këngëve të tij, reperit shqiptar nga Kosova i është njoftuar ndalimi për të hyrë në Greqi. "S'jam fajtor se jam shqiptar", shkruan këngëtari dhe u kërkon falje fansave që e prisnin për koncerte.
Gold AG është një ndër reperët më të shquar shqiptar, i dalluar për këngët me nota të forta patriotike. Mesa duket, tekstet e forta të këngëve të tij për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në trevat e tjera kanë ndikuar që Arian Agushi të jetë "non-grata".
"Mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend. Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.
Shpresoj që shihemi herave tjera. Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit. E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se …S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR", njofton këngëtari.
[caption id="attachment_745705" align="alignnone" width="1002"] Kengetari Gold AG[/caption]