Hapësire reklamuese

Rajoni

Policia greke kap sasinë rekord të amfetaminës me vlerë 500 milionë euro

Shkruar nga Newsbomb
Kontenieret ne portin grek

Policia greke ka kapur gjatë ditës së sotme sasinë më të madhe të tabletave të amfetaminës që është regjistruar ndonjëherë.

Raportohet se sasia e madhe e drogës që kapte vlerën e 500 milionë dollarëve, e kishte origjinën nga Siria.

Mësohet se policia kufitare greke dhe oficerët doganorë kanë identifikuar tre kontenierë të mbushur me amfetaminë. Oeracioni i anti-drogës përfshiu 20 oficerë dhe sekuestroi 5.25 ton drogë e 33 milionë tableta Captagon të gjetura në kontenierët e dërguar nga Siria.

Tabletat e drogës Captagon janë narkotikë të njohur dhe ka shumë përdorues në Gadishullin Arabik dhe në zonën e Sham’it dhe Sirisë.

Siria është një eksportues i madh i amfetaminës si dhe ka shumë konsumatorë, pasi traumat e luftës civile prej disa vitesh tashmë, kanë krijuar potencial për prodhimin dhe përdorimin e saj.

Autoritetet greke kanë bërë me dije se destinacioni përfundimtar i dërgesës së amfetaminës, ishte Kina.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu