Hapësire reklamuese

Rajoni

Policia greke godet grupin që trafikonte emigrantë të paligjshëm, arrestohen 5 persona, mes tyre shqiptarë, sekustrohen mijëra euro (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Policia greke godet grupin që trafikonte emigrantë të

Policia Greke ka goditur një grup që merrej me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.

Në lidhje me këtë operacion janë arrestuar 5 pesona, 2 të cilët ishin shqiptarë, ndërsa është ndaluar trafikimi i 17 emigrantëve të paligjshëm në kufirin greko-shqiptar.

Policia greke ka lokalizuar kamionin, i cili po shkonte në drejtim të Kakavijes në Rrugën Kombëtare Janinë – Kakavije dhe gjatë kontrollit u gjetën edhe emigrantët e paligjshëm.

Hetimi policor që pasoi zbuloi ekzistencën e një qarku, anëtarët e të cilit, të paktën gjatë muajit të fundit, ishin aktivë në trafikimin e paligjshëm  të huajve nga vendi përmes kufirit Greko-Shqiptar.

Lidhur me strukturën dhe rolet e anëtarëve të qarkut, dy shtetasit shqiptarët kujdeseshin për gjetjen e të huajve që donin të largoheshin nga vendi, duke u siguruar atyre strehim për t’u fshehur në shtëpitë e tyre.

Çmimi për secilin të huaj të transferuar arriti në 200 euro. Pas kërkimeve, dy anëtarët e huaj të qarkut u gjetën dhe u arrestuan, ndërsa një total prej 9 emigrantësh të paligjshëm u gjetën ende në shtëpitë e tyre.

Si pjesë e hetimeve, u konfiskua shuma totale e parave -12.380 euro, 4 celularëve si dhe automjetit që ata përdorën për të transportuar të huajt.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin e Gjykatës Penale të Janinës, ndërsa një hetim paraprak u krye nga Departamenti i të Huajve të Nën-Drejtorisë së Sigurisë së Janinës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu