Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia greke deklaratë: Shkatërruam rrjetin e fuqishëm të drogës nga Shqipëria në Turqi

Shkruar nga Newsbomb

Në një deklaratë zyrtare për mediat Policia greke, ka sqaruar sot se ka shkatërruar një rrjet të fuqishëm të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Turqi.

‘Bëhet fjalë për shkatërrimin e një rrjeti kriminale të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Turqi dhe trafikut të heroinës nga Turqia në Shqipëri’, thuhet në deklaratë.

Mes të tjerash policia sqaron se trafikantët zgjidhnin gomone që kanë mundësi te transportojnë sasi të mëdha droge, motorrë të shpejte dhe skafistë të zotë

Pjesë nga deklarata e policisë greke:

Në datën 25 shtator jemi njoftuar për dy gomone që po tentonin të transportonin drogë në brigjet e Turqisë.

U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë te FRONTEX në verilindje të detit Egje. Operacioni rezultoi në kapjen e një gomoneje dhe arrestimin e 3 personave që ndodheshin në të, të moshës 25, 42 dhe 42-vjeç.

Në dt.29 shtator, u zbulua një gomone tjetër me një shtetas në të ne zonën detare te Agistrio. U arrestua skafisti 35-vjeç. Për të njëjten çështje jane në kërkim edhe dy shtetas të tjerë.

U arrit të krijohej profili i këtij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone që kanë mundesi të transportojnë sasi të mëdha droge, motorrë të shpejtë dhe skafistë të zotë. Zgjidhnin te lundronin në dite me vranesira dhe erëra te forta dhe det mbi 5-6 ballë.

Në dt.30 shtator, në ishullin Piperi u gjetën dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton e 172 kg marijuanë.

3 te arrestuarit e parë kane marrë masën e sigurise ‘Arrest në burg’.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll