Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia godet grupin e shpërndarësve të kokainës në Gjirokastër, 8 të arrestuar në qytetin jugor

Shkruar nga Newsbomb
Policia godet grupin e shpërndarësve të kokainës në

Një 36 vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, në vazhdën e një hetimi disa mujor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitje së narkotikëve.

Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se Policia pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e qytetit jugor, ka finalizuar me sukses operacionin policor "GAME OVER".

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.

Hetimet kanë ka filluar në muajin dhjetor të vitit 2021 dhe janë arrestuar shtetasit A. B., K. K., Z. H., E. C. dhe H. H., si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit H. Ç. dhe V. B., shpërndarës të lëndëve narkotike. 

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, rreth 380 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shpërndarje, 1 peshore elektronike, 22 paketa me cigare pa pullë fiskale, rreth 6 kg duhan i grirë pa pullë fiskale, 2 automjete, 600 euro dhe 7 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu