Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia gjobiti Kryemadhin dhe Klosin, por kush po e mbron dhëndrin e socialistëve?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3b62501fa8d809fbe5a7167c3f4cecba

Policia e Shtetit është angazhuar të gjobisë jo vetëm qytetarët që nuk zbatojnë rregullat dhe nuk mbajën maskën, por edhe politikanët që organizojnë grumbullime në ambiente të mbyllura.

Edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kritikuar politikanët që bëjnë grumbullime të tilla, pasi këto mblehje po kthehen në “bomba biologjike” duke infektuar shumë qytetarë.

Sipas njoftimeve zyrtare, deri më tani janë gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra ministri Blendi Klosi dhe drejtuesi politik i LSI në Korçë Endrit Braimllari, ndërkohë që mijëra qytetarë kan marrë gjobë 30 mijë lekëshee për maskën, mes të cilëve edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Por ai që po ia hedh paq dhe nuk po gjobitet pavarësisht grumbullimeve që shoqërohen edhe me fishekzjarre është Belind Këlliçi, që Erion Veliaj e quan dhëndri i socialistëve.

Nuk dihet se cili po ia mban “shpatullat e ngrohta” Këlliçit, që grumbullimet i bën me bujë të madhe, por policia frikësohet që t’i afrohet dhe ta gjobisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img