Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia gjobit kryebashkiaku i Skraparit me 10 milion lekë, organizoi aktivitet në situatë pandemie

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

79bebe5c32bd9a2ac630ee4d9fe400f5

Policia e Skraparit ka ndëshkuar kryebashkiakun, i cili ka bërë një organizim të paligjshëm në kohë pandemie duke kundërshtuar masat anti-Covid.

Bëhet me dije se është gjobitur me  1.000.000 lekë kryetari i bashkisë Adriatik Memaj, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me masat anti Covid.

Njoftim i plotë:

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Qarkut Berat, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Organizoi një takim kulturor në kundërshtim me masat anticovid, ndëshkohet me masë amdinistrative 1.000.000 lekë.

Shërbimet e Policisë Skrapar kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin A.M. zyrtar vendor, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img