Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia gjeti parcelë me drogë pranë shtëpisë së tij, arrestohet 59 vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Policia gjeti parcelë me drogë pranë shtëpisë së

Një person i shpallur në kërkim dhe me masë sigurimi "Arrest me burg" në mungesë, është arrestuar nga Policia e Vlorës. 59 vjeçari me inicialet S.H kërkohej për kultivim droge.

Në afërsi të shtëpisë së tij, në qershor 2021, Policia gjeti disa bimë kanabis sativa. Pas disa muajsh, në janar 2022, Gjykata e Vlorës kërkoi arrestimin dhe qëndrimin në burg të këtij shtetasi, por ai nuk u kap.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasit S. H., 59 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 14.01.2022, i ka caktuar 59-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më datë 20.06.2021, nga strukturat e DVP Vlorë, në fshatin Peshkëpi, Selenicë, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 59-vjeçari është autor i kësaj veprimtarive kriminale", njofton Policia e Vlorës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll