Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia "gjen" Ben Qimen dhe e merr në pyetje, biznesmeni: Ekzekutimin e Dem Backës e mësova nga mediat, isha në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Policia "gjen" Ben Qimen dhe e merr në pyetje, biznesmeni:

Biznesmeni fierak Arben Isufaj, i njohur dhe si Ben Qimja, është arritur "të gjendet" më në fund nga Policia e Shtetit dhe është marrë në pyetje për ekzekutimin e Dem Backës, në mes të Fierit më 23 tetor.

Pas disa tentativash, menjëherë pas vrasjes, Ben Qimja nuk është gjetur në shtëpinë e tij në Fier, në zonën e njohur si "15 katëshi". Bashkë me "Shqiponjat" në shtëpinë e tij shkoi dhe nëndrejtori i Policisë së Qarkut Fier, por pa rezultat. Si rrjedhojë, ndaj tij u pre një fletëthirrje për të dhënë dëshmi.

Shkak ishte një konflikt që biznesmeni fierak kishte pasur kohë më parë me Dem Backën.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se Ben Qimja është marrë në pyetje nga oficerët dhe ka deklaruar se për ekzekutimin e Dem Backës ishte informuar nga mediat. Ai ka mohuar përfshirjen në vrasje, por pranon se ka pasur konflikt në vitin 2016 me biznesmenin që u vra, por siç ka thënë ai në polici, megjithëse nuk ishin pajtuar ai e kishte falur Backën.

Arben Isufaj është lënë i lirë tashmë. Sipas tij, natën e 23 tetorit ka qenë në shtëpinë e tij në Tiranë. Të njëjtën gjë e kishin deklaruar edhe më herët familjarë të tij, kur "Shqiponjat" shkuan te "15 katëshi" në Fier.

Ndërkohë, mësohet se për ngjarjen janë marrë në pyetje dhe persona të tjerë ndërsa hetimet me metoda proaktive vazhdojnë ku përfshihen përgjime dhe të dyshuar nga Vlora që dyshohet se janë pajtuar për të vrarë Backën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll