Policia gjen armën me të cilën u vra 22-vjeçari Elidon Basha në Bulqizë, nuk është çiftja e gjahut

Publikuar tek: aktualitet, më 16:45 27-11-2020 Policia gjen armën me të cilën u vra 22-vjeçari Elidon Basha në Bulqizë, nuk është çiftja e gjahut Klodian Kola - Elidon Basha

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 22-vjeçarit Elidon Basha në Bulqizë, orët e para të ditës së sotme.

Mendohet se autori i krimit ka qenë shoku i tij Klodian Kola 27 vjeç, i cili mbetet i dyshuari kryesor. U tha më herët se mund ta ketë vrarë pa dashje me çifte pasi kishin dalë për gjah, por policia ka gjetur armën automatike me të cilën është vrarë i riu Basha.

Ai ka mbërritur pa shenja jete në spital, pas plagëve që kishte marrë në krah dhe ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes. Policia ka mundur të gjejë një kallashnikov me të cilin dyshohet të jetë qëlluar Elidoni.

Klodian Kola ka thënë se nuk e ka vrarë ai shokun e tij, porse i kanë qëlluar disa persona të tjerë. Megjithatë bëhet me dije se Kola e kishte fshehur këtë kallashnikov të gjetur nga policia.

Dy të rinjtë ishin shokë të ngushtë dhe kishin dalë edhe herë të tjera për gjueti bashkë.

Lexo edhe: Kishte dalë për gjah por vrau aksidentalisht shokun, 27 vjeçari nuk pranon ngjarjen: Na qëlluan persona të tjerë, unë e çova Elidonin në spital

Lexo edhe: Zbardhen detaje nga vrasja e 22-vjeçarit në Bulqizë, familjarët e Elidon Bashës nuk pranojnë të kryhet autopsia e plotë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KED e skualifikoi për herë të dytë nga gara për në ‘Kushtetuese’, Eugen Papandile depoziton padi në Apelin Administrativ
Shtimi i rasteve me Covid-19, shefja e ISHP: Nuk do ngurojmë të marrim masa më të ashpra »
Article Logic
Execution time: 0.011220932006836
array(1) { ["section"]=> string(104) "policia-gjen-armen-me-te-cilen-u-vra-22-vjecari-elidon-basha-ne-bulqize-nuk-eshte-ciftja-e-gjahut-229342" }