Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Policia gjen 21 kg drogë në shtëpinë e pabanuar, arrestohen 4 persona në Peqin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Peqinit ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër në sajë të operacionit të koduar “Progër”.

Blutë bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit me iniciale V.A., 25 vjeç, A.A., 19 vjeç, I.A., 22 vjeç, S.S., 30 vjeç, të katër shtetas banues në Peqin, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi M.P.

Raportohet se gjatë operacionit në një banesë të pa banuar Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe në afërsi të banesës u kapën në flagrancë 4 shtetasit e lartëpërmendur të cilët do merrnin drogën.

Peqin/ Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Progër”.

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

Operacioni nga seksioni për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e policisë të Komisariatit Peqin.

Sekuestrohen rreth 21 kg lëndë narkotike kanabis.

Vihen në pranga 4 shtetas, dhe një tjetër shpallet në kërkim .

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Peqin, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Progër”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit.

V.A., 25 vjeç, A.A., 19 vjeç, I.A., 22 vjeç, S.S., 30 vjeç, të katër shtetas banues në Peqin.

Gjatë operacionit në një banesë të pa banuar Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Në afërsi të banesës u kapën në flagrancë 4 shtetasit e lartëpërmendur të cilët do merrnin lëndën narkotike.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe shtetasi M.P., është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Policia vijon punën për idetifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img