Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

“Policia fsheh aktin horror”, denoncimi te Berisha: Vrau motrën dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë, ndërsa prindërit i dhunoi, kam frikë se…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili thotë se policia e Pukës ka mbajtur të fshehtë një vrasje, e cila ka ndodhur rreth një muaj më parë.

Sipas qytetarit, në fshatin Qerret të Pukës, një grua është vrarë nga i vëllai, i cili rezulton me probleme të shëndetit mendor, duke e varrosur më pas në oborrin e shtëpisë. Por Prokuroria e ka mbyllur si çështje, duke e lënë të lirë autorin.

Por personi në fjalë mbrëmjen e djeshme ka keqtrajtuar të atin e tij, 80 vjeç dhe nënën e tij, të cilët i ka dhunuar dhe përzënë nga shtëpia, ndërsa është shoqëruar nga policia. 

Më tej qytetari shpreh shqetësimin, duke thënë se personi  i sipërpërmendur mund të lirohet, por nuk dihen pasojat që mund të sjellë mbrapa ky veprim i policisë së Pukës.

Denoncimi te Berisha:

Nje akte horror mbahet fshehte nga narkopolicia!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Përshëndetje z.Berisha ! dua që të bëni publike,një ngjarje që ka ndodhur në Fshatin Qerret të Pukës ! para rreth një muaji,një zonjë e nderuar,ndjesë pastë sepse tani nuk jeton më,dyshohet se është vrarë dhe varrosur në oborrin e shtëpisë së saj,nga i vëllai,një i sëmurë mendorë,kur varrezat e fshatit janë rreth 500 m nga banesa,gjë që dhe ligji,dhe kanuni,e ndalon varrimin e kufomave vend e pavend !! por policia e Pukës,dhe prokuroria,janë munduar ta mbyllin çeshtjen,dhe duke e lënë të lirë ktë të sëmurë mendorë !! mbrëmë,ky i sëmurë mendorë,dyshohet se e ka keqtrajtuar të atin e tij 80 e ca vjeçar,duke e përzënë nga banesa,ku pas kërkimeve është gjetur vetem ditën e sotme,në një cep të fshatit,po ashtu dhe bashkëshortja e tij,kishte shenja dhune,pasi dyshohet se është dhunuar dhe kjo nga i biri i sëmurë mendor !! vetem sot më duket se është shoqëruar i sëmuri mendor,pasi për mendimin tonë,duhet të ishte izoluar që në rastin që është dyshuar për vrasjen e motrës,dhe varrimin e saj në oborrin e banesës !! kam frikë se do e lirojnë përsëri,dhe nuk mund të parashikohen pasojat pastaj !!!…..anonim të lutem…

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img