Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia fillon operacionin pas “dushit” që Rama u bëri drejtorëve: Ndëshkohet me 500 mijë lekë një subjekt që kishte zënë rrugën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shetit nis operacionin për gjobitjen dhe pastrimin e akseve rrugore kombëtare, nga subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar. Pak ditë më parë ka qenë kryeministri Rama që u bëri “dush të ftohtë” drejtorëve të Policisë në qarqe për këtë fenomen.

Mesa duket ende pa kaluar një javë nga deklarata e Ramës, policia ka nisur planin operacional. Policia e Beratit është e para që njofton për gjobitjen me 500 mijë lek të vjetra të një subjekti që ushtron aktivitet tregtar dhe ka zënë një pjesë të rrugës kombëtare Berat-Poliçan.

“Në vijim të zbatimit të Plan-Operacionit për zbatimin e ligjshmërisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore “Zbatojmë rregullat, shpëtojmë jetë”, Policia Rrugore e Beratit ka konstatuar në rrugën Berat-Poliçan, një subjekt që kishte zënë sipërfaqen e rrugës me disa paleta guri. 

Polica Rrugore ka ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit I. L., për shkelje të nenit 15, pika 1 dhe 2, germa f, i cili ndalon të hidhen ose grumbullohen materiale në karrexhatë”, njofton Policia.

Çfarë deklaroi Rama ditë më parë:

Është e pamundur që një ndërtim pa leje, një ndërhyrje në det në mes të Sarandës, jo në zona të pabanuara por në mes të qytetit. Të ndërhyet në det, të mbushet me gurë deti dhe kjo të ndodhi pa vajtur këmbë polici për të thënë: Ej ca janë këto gurë që po hedh në det.

Pastaj të vijë puna deri tek unë, dhe pasi ndërhyjë unë për 24 orë të pastrohet ajo, kjo është e papranueshme. Domethënë u bëka. Atëherë pse nuk është bërë. Kush e mban përgjegjësinë që s’është bërë. Policia duhet të jetë shumë rigoroze me vetëveten dhe nuk duhet të lejojë që 1, 7, 12, 40 individë të njollosin reputacionin e saj dhe të shtetit.

Lexo edhe: Edi Rama “dush të ftohtë” drejtorëve të Policisë: Mbushet deti me gurë e s’ka një policë, kur ndërhyj unë pastrohet për 24 orë!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img