Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Policia e Tiranës sqaron: Nuk është grabitur farmacia te “Xhamlliku”! Gjetëm një sferë arme, nga kamerat nuk pamë asnjë person

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës thotë se në zonën e “Xhamllikut” nuk ka ndodhur asnjë grabitje farmacie. Edhe subjekti “Farmaci Gledis” ku u pa një prezencë e efektivëve, nuk është grabitur, por në xhamin e saj është gjetur një sferë metalike.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për grabitje të një farmacie nën kërcënimin e armës, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë. Më datë 25.06.2022, është marrë njoftim se në një farmaci, në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë (ciflosje).

albsig

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin.  Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”, vijon ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img