Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Policia e Tiranës njoftim për përplasjet jashtë stadiumit: Një efektiv dhe një tifoz në spital, 25 boshnjakë të tjerë në Komisariat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një efektiv i Policisë së Tiranës dhe një tifoz boshnjak i ekipit të “Zrinjeski Mostar” kanë mbetur të plagosur si pasojë e sendeve të forta që janë hedhur në drejtim të uniformave blu. Gjithashtu bëhet me dije se 25 boshnjakë të tjerë janë shoqëruar në Komisariat.

Në momentin e daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë  të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike. Gjatë shoqërimit, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi ka kundështruar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë.

Për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve është përdorur gaz lotsjellës. Policia e Tiranës sqaron se nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2022, në stadiumin “Air Albania”, pas përfundimit të ndeshjes  Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë  të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundështruar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre. Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Si pasojë e akteve të dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë. Sqarojmë opinionin publik që nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img