Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia e Tiranës detaje për vrasjen te Gjykata: Vjehrri ka qëlluar ish-dhëndrrin, i plagosur ka mbetur ish-prokurori Adriatik Cama (EMRI I VIKTIMËS)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kudret Saliaj raportohet se është personi që ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Tiranë, pranë Gjykatës së shkallës së parë, raporton neësbomb.al. Ngjarja ka ndodhur rreth 30 minuta më parë në një loka të zonës.

Sipas Policisë së Tiranës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri është plagosur ish-prokurori Adriatik Cama, i cili ka qenë në vendngjarja, në një tavolinë bashkë me viktimën Kudret Saliaj. Si autor, është identifikuar shtetasi Mexhit Picari.

Autori është larguar me një mjet tip Hyundai nga vendngjarja dhe Policia i është vënë në ndjekje.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.  Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1- Lexo edhe: Të shtënat me armë te Gjykata e Tiranës, qëllohet me 4 plumba ish-prokurori Adriatik Cama

2- Lexo edhe: Burimet: Është një person i vrarë, ish-vjehrri ka qëlluar dhëndrrin

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img