Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Policia e Tiranës arreston 30 vjeçarin nga Dibra, i shkoi në shtëpi ish-të dashurës dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d468971a8d9f5c1125aca5437ce6a288

Një 30 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht ish-të dashurën e tij dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

në prangat e Bluve të Tiranës ka rënë 30 vjeçari Ledjon Spahiu, me origjinë nga Peshkopia. Ai mban dhe identitetin tjetër Besmir Kurtdeda.

Ky shtetas paraditen e djeshme i ka shkuar në shtëpi ish-të dashurës, shtetases me inicialet O.M 20 vjeçe, dhe ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

20 vjeçarja ka denoncuar rastin ne polici dhe ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Tashmë, Ledjon Spahiu akuzohet për tre vepra penale, për “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L(B). S(K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, njofton policia.

Më shumë

spot_img
spot_img