
Policia e Shtetit ka uruar sot të gjithë mësuesit për festën e 7 marsit. Në ditë plot emocione për ta, punonjësit e Policisë kanë zgjedhur që t’i surprizojnë mësuesit, duke iu dhuruar buqeta me lule.
“Mësuesit janë guri i themelit të çdo shoqërie, e cila prosperon vetëm përmes mirënjohjes ndaj atyre që dhanë të tashmet e tyre për të tjera të ardhme. Policia e Shtetit uron të gjithë mësuesit, GËZUAR 7 MARSIN.
Gjithnjë të gatshëm për bashkëpunëtorët tanë kryesor, për edukimin e një shoqërie larg fenomeneve kriminale dhe që shkolla të mbetet tempulli i dijes, ku sundojnë libri, rregulli dhe normat më të mira qytetare", thuhet në urimin e Policisë.
Sondazh
Poll