Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Policia e Shtetit sqaron: Ish-deputeti Alqi Bllako është vetëdorëzuar! Prej mbrëmjes ndodhet në ambientet tona

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti Alqi Bllako nuk është arratisur. Kështu thuhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Shtetit të pak minutave më parë. Ky reagim vjen pas lajmeve të disa mediave se ish-deputeti kishte udhëtuar drejt Dubait për t’i shpëtuar drejtësisë.

“Drejtoria e  Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe deputetja e PD Jorida Tabaku, kanë reaguar mbrëmjen e djeshme, duke thënë Alqi Bllako ishte arratisur dhe për të fituar kohë në media ishin shpërndarë lajme të rreme se shtëpia e ish-deputetit po kontrollohej nga Policia.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img