Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia e Shtetit bën bilancin e javës: Arrestuam 183 persona, 57 prej të cilëve të shpallur në kërkim! U parandaluan 2 ngjarje kriminale, gjobiten mijëra shoferë

Shkruar nga Newsbomb
Policia e Shtetit bën bilancin e javës: Arrestuam 183 persona, 57 prej

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e kësaj jave, ku njofton se janë arrestuar 183 persona, nga të cilët 52 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 10 operacione, gjatë të cilëve është evidentuar 1 laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, si dhe janë sekuestruar qindra fara kanabisi.

Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale, janë goditur 18 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje.

Policia Rrugore ka pezulluar 503 leje drejtimi, nga të cilat: 361 për tejkalim shpejtësie, 82 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 60 për qarkullim në sens të kundërt.  Janë vendosur 16.207 masa administrative dhe janë goditur 8 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit, në një javë.

Angazhim, përkushtim dhe vendosmëri për të parandaluar e luftuar krimin. Dhjetëra operacione, qindra të arrestuar dhe të proceduar. Armë, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme të sekuestruara.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 622 persona, nga këta: 183 janë arrestuar, 399 janë proceduar penalisht dhe 40 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 57 persona në kërkim, nga këta: 52 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 33 operacione policore të koduara: "Faqet online", "Pending", "Speed", "Tranzit 3", "Afternoon", "Final Game", "Sakosa", "Account", "Green", "Dealers", "Double", "Tranzit 4", "Hostage", “Ëeapons”, “Shoshaj”, “Çairet”, “Road Guard 13”, “Road Guard 14”, “Sofistikimi”, “Ndërhyrja”, “Makinat luksoze”, “Diesel”, “Vullnetari”, “Mesnata”, “Perimetri”, “Hoti”, “Rrethi”, “Monitorët”, “Çinari”, “Maminasi”, “Porti” dhe “Fati i lojërave” në 2 raste.

• Për parandalimin dhe goditjen e  kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 10 operacione, gjatë të cilëve është evidentuar 1 laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, si dhe janë sekuestruar qindra fara kanabisi.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestruar 7 armë zjarri, 2 armë gjahu, 8 thika, 6 doreza metalike, municion luftarak etj.

•Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 3 kg cannabis, 4 automjete, 6 celularë, monitorë për lojëra fati, si dhe mallra kontrabandë.

• Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale, janë goditur 18 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 33 raste të krimeve mjedisore, 9 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 51 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 36 raste.

•Janë zbardhur 2 raste të zjarrvënies, me 2 autorë, nga të cilët: 1 të arrestuar dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia Rrugore:

• Gjatë kësaj jave janë pezulluar 503 leje drejtimi, nga të cilat: 361 për tejkalim shpejtësie, 82 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 60 për qarkullim në sens të kundërt. 

•Janë arrestuar 58 drejtues mjetesh, nga këta: 31 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 27 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë vendosur 16.207 masa administrative dhe janë goditur 8 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare:

• Gjatë kësaj jave janë kapur 11 persona në kërkim, nga të cilët 7 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë proceduar në gjendje të lirë 12 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 6 persona për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", 9 për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, 3 për  “Trafikimi i narkotikëve”, 1 person për armëmbajtje pa leje, si dhe 1 tjetër për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

•Gjithashtu janë goditur 5 raste të mitëdhënies.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë në vijimësi, si dhe i siguron ata se është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të parandaluar dhe goditur çdo paligjshmëri, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë dhe për t’ju ofruar një shërbim sa më cilësor. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton sërish qytetarët për të denoncuar në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll