Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Policia e Shkodrës jep detaje për ngjarjen e rëndë: 68-vjeçari vrau aksidentalisht nipin 10-vjeç, u plagos dhe vetë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme ne fshatin Samrisht, ku një 68-vjeçar vrau aksidentalisht nipin e tij të mitur.

Sipas policisë shtetasi Vlash Jakaj qëlloi me armë gjahu nipin e tij 10-vjeç, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Nga shkrepja e çiftes mbeti i plagosur në dorë edhe vetë 68-vjeçari por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi Vlash Jakaj, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç. Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img