Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia e Sarandës arreston 26 vjeçarin që përgatiste mina për shpërthim në distancë

Shkruar nga Newsbomb
Policia e Sarandës arreston 26 vjeçarin që përgatiste mina

Klinton Çuçi, një 26 vjeçar me banim në Sarandë, është arrestuar nga Policia pasi përgatiste mina me telekomandë për shpërthim në distancë, të cilat më pas i shiste me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, i shtetasve Haredin Ogiçi, 61 vjeç dhe Hyso Ogiçi, 56 vjeç (vëllezër), të cilët u arrestuan gjatë operacionit të djeshëm.

Në shtëpitë e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak. Pas hetimeve të zhvilluara, sot është arrestuar dhe Klinton Çuçi, i akuzuar si përgatitës i lëndës plasëse.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Knock out 5”, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:   

  1. Klinton Çuçi, 26 vjeç, banues në Sarandë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, i shtetasve H. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç (vëllezër), të cilët u arrestuan gjatë operacionit, pasi në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak", njofton Policia e Sarandës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese