Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Policia e Rinasit arreston një person, tentoi të korruptojë punonjësen e sportelit me 50 EURO

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arrestohet një shtetas i cili tentoi të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare Rinas, me 50 Euro për të kaluar në hapësirën Schengen.

 

Në drejtim të parandalimit të azilkërkimit, u është refuzuar dalja 88 shtetasve të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Schengen.

Gjatë dy javëve të fundit në Rinas nga Policia Kufitare janë kapur 4 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të DVP-ve.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas me dokumente të falsifikuara

12 shtetas të proceduar për kalim të paligjshëm kufiri

1 shtetas për mosdeklarim të hollash në kufi 1 rast

Si dhe janë përpunuar në hyrje dhe dalje 74 759  shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare  Rinas  u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 të Kodit Penal, shtetasi: J. R.,18 vjeç, lindur në Burrel-Mat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se shtetasi J. R., pasi i është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë nga punonjësit e PKK Rinas,  ka shkuar sërish të sportelet e daljes dhe ka tentuar të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim në këto sportele, me një shumë prej 50 euro, me qëllim që punonjësja e policisë ta lejonte shtetasin J.R. të kalonte kufirin në drejtim të shtetit të Belgjikës, siç edhe kishte prerë biletën e udhëtimit, në kundërshtim me rregullat për udhëtimin në hapësirën Schengen.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë  për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Më shumë

spot_img