Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia e ' PAMËSHIRSHME' me shoferët, 1051 gjoba dhe 38 drejtues në pranga (VIDEO-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Policia kontrollon dokumentat e drejtuesit te motorrit

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar 38 drejtuesë motomjetesh, pasi 33 prej tyre qarkullonin pa leje drejtimi, ndërsa 5 ishin në gjendje të dehur.

Gjithashtu bëhet me dije se janë vënë 1051 gjoba për shoferët e motomjeteve, si dhe janë proceduar penalisht 79 prej tyre.

Njoftimi i Policisë:

Plan-operacion "Tispol - Motomjete 2020", për respektimin e legjislacionit rrugor nga drejtuesit e automjeteve.

Gjatë dy ditëve të operacionit 38 drejtues në pranga, 1051 masa administrative dhe 62 motomjete të bllokuara.

Drejtoria e Policisë Rrugore, në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur nga fakti që kohët e fundit në aksidente rrugore janë përfshirë motomjete, hartoi planin-operacional "Tispol - Motomjete 2020".

Në zbatim të këtij plani, Policia Rrugore, në të gjithë vendin, për dy ditë me radhë, organizoi kontrolle të përqendruara në rrugët urbane dhe interurbane, si dhe në rrugët rurale, për motomjetet dhe mjetet në përgjithësi, për pajisjen me dokumentacionin përkatës.

Si rezultat, në të gjithë vendin gjatë dy ditëve u proceduan penalisht 79 drejtues motomjetesh, nga këta janë arrestuar në kushtet e flagrancës 38 prej tyre, konkretisht 33 për drejtim motomjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim motomjeti në gjendje të dehur.

Janë vendosur 201 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse, si dhe janë vendosur dhe 850 masa për mangësi në dokumentacionin e motomjeteve.

Policia Rrugore do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së Kodit Rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.