Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Policia e ndjek për disa orë me helikopter, arrestohet trafikanti shqiptar në Britani, i sekuestrohen mbi 15 kg drogë

Shkruar nga Newsbomb
Policia e ndjek për disa orë me helikopter, arrestohet trafikanti

Policia britanike ka arrestuar 27 vjeçarin shqiptar Esmerald Xhafa, i njohur si trafikant droge.

Sipas mediave britanike, policia u vu në ndjekje të 27 vjeçarit, i cili braktisi mjetin e tij BMË në mes të rrugës dhe vrapoi drejt një fushe në anë të autostradës.

Efektivët e ndoqën për disa orë duke ëprdorur edhe helikopterë, derisa bënë të mundur arrestimin e tij. Në makinën e shqiptarit efektivët gjetën më shumë se 16 kilogram kanabis, 273 paund dhe një listë emrash.

Policia kontrolloi edhe shtëpinë e 27 vjeçarit, ku iu gjetën 56 bimë kanabisi që kultivoheshin në papafingo, ndërkohë që ai kishte krijuar edhe një sistem të sofistikuar për kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Xhafa u justifikua duke thënë se kishte shkuar në Britani për një jetë më të mirë për vete dhe familjen, por gjykatësi e dënoi me 28 muaj burg.

Sondazh

Poll