Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Policia e ndalon dhe i kontrollon makinën, 48 vjeçarit nga Pogradeci kishte 10 kg drogë me vete

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia në Përrenjas pasi nga kontrolli që i është bërë makinës së tij , janë gjetur 10.5 kg drogë e dyshuar kanabis sattiva.

Sipas njoftimit, shtetasi me inicialet A. V, banues në fshatin Memelisht, Pogradec është vënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Opel”, uniformat blu kanë gjetur 10.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provave materiale së bashku me mjetin dhe një aparat celular. 

Ndërkohë, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Përrenjas 

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përrenjas, u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. V., 48 vjeç, banues në fshatin Memelisht, Pogradec.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel”, që drejtohej nga shtetasi A. V., shërbimet e Policisë kanë gjetur 10.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provave materiale së bashku me mjetin dhe një aparat celular. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img