Hapësire reklamuese

Rajoni

Policia e Kosovës tre aksione brenda tre ditësh, arrestohen 28 femra të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Kosovës në tri operacione të ndryshme në tri rajone të vendit arreston tre persona të involvuar në “trafikim me qenie njerëzore”

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të luftimit të trafikimit me njerëz në vazhdimësi ka treguar se ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale për parandalim, identifikim dhe arrestim të personave të dyshuar të involvuar në aktivitete të tilla të kundërligjshme.

“Në rastin e parë Policia e Kosovës në funksion të parandalimit të trafikimit me njerëz dhe zbatimit të urdhëresës, nga Gjykata themelore në Pejë, për kontroll në rajonin e Pejës, me datë 22.09.2016, në bashkëpunim edhe me inspektorët komunalë, sanitarë, të ambientit, të tregut etj, ka realizuar kontrollin në katër lokacione me që rast nga inspektorët kompetentë janë hasur parregullsi si në dokumentacionet e nevojshme po ashtu edhe në aspektin sanitar. Përveç shqiptimit të gjobave nga inspektorët kompetentë janë sekuestruar përkohësisht si prova materiale edhe tre telefona dhe një diviar i kamerave”, ka treguar Policia e Kosovës, përcjell Koha.net. “Gjatë këtij operacioni janë hasur duke punuar 28 femra shtetase të Shqipërisë, të cilat nuk kanë pasur as leje qëndrimi dhe as kontrata pune, si dhe 4 femra kosovare pa dokumentacion përkatëse për punë. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë nga kompetentët duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në fuqi”, thuhet në deklaratë.

Në rastin e dytë, pas hetimeve të vazhdueshme të zhvilluara nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz, dhe të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti për krime të rënda në Prizren, në bashkëpunim edhe me autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë është arrit të grumbullohen prova relevante, dhe si rezultat i këtyre përpjekjeve me datë 23.09.2016, nën dyshimin për veprën penale “Trafikim me njerëz”, është arrestuar i dyshuari (S.Q. shtetas i Shqipërisë ) dhe me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet ne mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

E rasti i tretë ka ndodhur më datë 23.09.2016, në Gjilan, njofton Policia e Kosovës, që ka treguar se atje ka arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale L.K. (1996) dhe F.Q. (1957), shtetas të Republikës së Kosovës, me dyshimin për kryerje të veprës penale “Trafikimi me njerëz”.

“Me këtë rast është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit, e cila është trajtuar në bazë të procedurave standarede të veprimit të parapara për viktimat e trafikimit. Me aktvendim të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedim të mëtejmë ligjor”, thotë policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu