Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Policia e Kosovës mohon lajmet: Nuk e kemi arrestuar biznesmenin turk Faruk Ozer

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme disa portale në Kosovë si dhe një portal turk, pretenduan se biznesmeni turk Faruk Ozer që akuzohet për mashtrim me miliona dollarë, ishte arrestuar nga policia në Kosovë.

Ndonëse kontrollet për të kanë vijuar si në Shqipëri ashtu edhe në Stamboll gjatë ditës së sotme, nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Në një reagim për Newsbomb.al, zyrtarë të Policisë së Kosovës e mohojnë lajmin për arrestimin e tij në Kosovë.

Faruk Fatih Ozer akuzohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona përmes kompanisë së themeluar prej tij Thedox që merrej me kriptomonedha. Ky mashtrim mendohet se e kalon shumën e 2 miliardë dollarë.

Ozer kërkohet nga autoritetet turke dhe Interpol Lyon, ndërsa besohet se ai fillimisht u arratis në Kosovë dhe më pas drejt Shqipërisë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img