Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Policia e Kosovës, njoftim të rëndësishëm për situatën në veri të vendit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë hequr të gjitha barrikadat në veri të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për mediat.

“Bazuar në informacionet zyrtare të pranuara nga Departamentet policore si dhe nga Drejtoria Rajonale  Mitrovicë Veri, të gjitha barrikadat të cilat ishin të vendosura në rrugët në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë larguar. Pas largimit të barrikadave dhe lirimit të rrugëve për qarkullim, tani të dy pikë kalimet kufitare janë hapur për qarkullim dhe lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve dhe mallrave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, Presidenca e Kosovës pretendon se Serbia ka pasur mbështetje nga ana e Rusisë për të destabilizuar rajonin.

Ajo i bën thirrje BE-së që të vendosë sanksione ndaj Aleksandër Vuçiç.

Gjatë së dielës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka pasur tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Nga ana e serbëve ishin vendosur barrikadat në afërsi të këtyre dy pikave.

Pas pezullimit për 30 ditë nga ana e Qeverisë së Kosovës të kësaj mase, sot janë larguar barrikadat dhe raportohet situatë më të qetë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img