Hapësire reklamuese

Rajoni

Policia e Kosovës kontrolle nëpër shkolla, nxënësve u kapen 48 thika, pesë pistoleta dhe dy armë gjysmë automatike

Shkruar nga Newsbomb

Dhjetëra thika dhe disa armë zjarri janë kapur nga Policia e Kosovës në Ferizaj, në një aksion që është bërë në koordinim me Drejtorinë e Arsimit dhe Prokurorinë e qytetit.

Mbi bazën e disa informacioneve që Policia kishte marrë rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë në shkolla dhe përreth tyre, në fillim të muajit shkurt 2022 ka nisur një aksion i koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’.

Në kuadër të këtij plani, pas  disa kontrolleve të  zhvilluara nga hetues rajonal me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera, kanë  ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave,  dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit. Gjithashtu, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale, shtëpi dhe objekte percjellëse, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

  • Armë zjarri (pistoleta), pesë (5).
  • Armë të gjata gjysmë automatike dy ( 2) ,
  • Sasi e municionit,
  • Thika , 40 copa, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme,
  • Boksa metali, 10 copë, te nxënësit e shkollave të mesme,
  • Mulli për bluarje të marihanës 6 copë,
  • Shufra metali, 4 copë,
  • Elektroshok,  1 copë.

Ndërsa janë ndaluar dhe shoqëruar në polici , dyzetë (40) persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë inicuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20)  persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë ( marihuanë) dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Aksioni i policisë  do të  vazhdojë  edhe në  etapat tjera, nga muaji shtator-2022, me fillimin e procesit të mësimit, me synim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu