Hapësire reklamuese

Bota

Policia e emigracionit britanik arreston 17 shqiptarë që punonin ilegalisht në Londër

Shkruar nga Newsbomb
Policia e emigracionit britanik

Zyra e Emigracionit në Britaninë e Madhe ka bërë të ditur se ka arrestuar 17 emigrantë të paligjshëm shqiptarë, të cilët punonin në zonën e Brighton Road, në Londër.

 

Duke vepruar së bashku me inteligjencën britanike, oficerët e policisë së emigracionit, të mbështetur nga Policia e zonës së Sussex, vizituan vendin e ndërtimit në zonën e Brighton Road në Londër.

Zëdhënësi i Zyrës së Emigracionit tha se kontrollet e policisë së emigracionit gjetën shtatëmbëdhjetë burra që punonin ilegalisht. Dhjetë persona në moshat nga 18-31 vjeç ishin nga Shqipëria dhe shtatë të tjerë  28-63 vjeç, ishin nga India.

Njëmbëdhjetë burra, nëntë shqiptarë dhe dy indianë, kishin hyrë ilegalisht në Britani të Madhe ndërkohë një shqiptar dhe pesë indianë, kishin hyrë me vizat e tyre. Të gjithë janë aktualisht në paraburgim të burgut të emigracionit në pritje të deportimit nga Britania e Madhe’, deklaroi zëdhënësi i Zyrës së Emigracionit.

Të gjithë punonjësit jetonin në zonën e Sussex dhe janë kontrolluar nga policia e emigracionit në të drejtën për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.