Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Policia dhunoi banorët e Bregut të Lumit me urdhër të Ramës’, Balliu thirrje qytetarëve: Bashkohuni në protestë

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka folur nga Bregu i Lumit ku disa banorë po kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre, të cilat preken nga projekti i rrugës.

Ata janë shprehur për mediat se janë të paqartë për mënyrën e shpronësimit, ndërsa janë ngritur në protestë.  

Sipas Balliut, policia dhunoi sot banorët protestues me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe të kupolës.

Gjithashtu ish-deputeti i bëri thirrje qyetarëve t’i bashkohen këtyre banorëve dhe të ngrihen në protestë.

‘Sot në mënyrën më barbare me urdhër të Edi Ramës, policia ka dhunuar këta qytetarë. Policia i ka dhunuar nga urdhri i Edi Ramës dhe i kupolës.

Që të jemi të qartë, është bërë një vlerësim për shtëpitë e tyre në 2013 dhe banorët duhet të merrnin dëmshpërblim, por sot Edi Rama vendosi të mos japë asnjë shpërblim dhe solli policët këtu që dhunuan qytetarët. E vërteta është se këta qytetarë kanë tre katër muaj që protestojnë.

Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vendit t’i bashkohen protetsuesve. Çdo qytetar duhet të marrë shembull, i bëj thirrje çdo qytetari shqiptar të mbrojë shtëpinë e vet, fëmijen e vet me çdo kusht, me çdo çmim, se qeveria ka rënë, prandaj është koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit për ta zhdukur rilindjen njëherë e mirë’, tha Balliu.

Kujtojmë se paraditen e sotme sisa banorë të Bregut të Lumit u përplasën me policinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll